-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shfrytëzonte të renë për prostitucion, e pëson keq 34-vjeçarja nga Fieri

Kryesoret

Një rast i shfrytëzimit për prostitucion është zbuluar në Fier nga policia.

Siç raportojnë uniformat blu, ka përfunduar në pranga Flurime Avdulaj, 37-vjçe,  e cila dyshohet se shfrytëzonte një 24-vjeçare për prostitucion.

Provat e siguruara nga policia vërtetuan se 37-vjeçarja ishte duke përdorur të renë në qytetin e Fierit për prostitucion, gjithashtu ka filluar ndjekja penale dhe për 4 persona të tjerë të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë rrjet.

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Operacioni, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit.

Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja. Procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast.

Nga një hetim disa javor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier.

37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit