Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se pengesa nga SPAK-u për ta lejuar që të shkojë në Parlament është pjesë e skenarit për t’i djegur mandatin. Ligji parashikon që nëse për gjashtë muaj nuk shkon në Parlament digjet mandati i deputetit.
“Sigurisht ajo është pjesë e skenarit. Ky ishte një akt anti-kushtetues nga grupi i strukturuar kriminal Dumani-Kraja-Millonai. Ky grup nuk kishte kompetencë për të vendosur për shkuarjen time në parlament.
“Çfarë provash more?!”/ Berisha nxehet me gazetarët: Riciklim, mediokër dhe mjeranë
Këtë të drejtë ia njeh gjykatës. Për personat e zgjedhur dispozita përcakton, se mos vajtja e tyre vendoset pas vendimit të prerë të gjykatës. Por këta nuk kanë ligje dhe moral.
Kam dijeni të plotë që SKAP-istët kanë pasur lidhje të ngushta me McGonigalin dhe në momente të caktuara do i bëj publike. PD ka dërguar një dosje pranë SHBA me të dhënat që disponojmë” tha ai.
Berisha del nga SPAK: Sa përmenda Ramën, prokurorët sa nuk u futën poshtë tavolinës