Në orët e para të mëngjesit të sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Republikën Çeke, ku si pasojë e përplasjes së një treni pasagjerësh dhe një kamioni, një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Përplasja ka ndodhur në veri-lindje të Republikës Çeke në afërsi të qytetit Karvina.
Ndërkohë linja hekurudhore la lajmin se shoferi i trenti ka humbur jetën në aksidentin tragjik.
Ve vlaku cestovalo na šedesát osob, již proběhla jejich evakuace. Zdravotníkům byly předány k ošetření téměř dvě desítky z nich. pic.twitter.com/VIRKkvIKmh
— Policie ČR (@PolicieCZ) January 24, 2024
“Të mërkurën, treni IC 546 u përplas me një kamion. Kolegu ynë, shoferi i trenit humbi jetën”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Aksidenti ndodhi herët në mëngjes kur një tren i shpejtë që po shkonte për në Pragë, kryeqytetin e vendit, goditi një kamion në një vendkalim pranë qytetit të Bohumin. Autoritetet thonë se po hetohet për shkaqet e përplasjes. Pista është mbyllur për ditën e sotme.