-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa flakadanë, por me pankarta dhe bilbila! Kaos në Parlament, PS miraton ligjet

Kryesoret

Nuk ka flakadanë, por pankarta dhe bilbila. Kjo ishte panorama e seancës së sotme të Parlamentit. Zgjati rreth 10 minuta miratimi i 11 projektligjeve dhe vendimeve. Opozita nuk heq dorë nga protesta, shumica socialiste miratoi projektligjet dhe mbylli seancën.

Me Sali Berishën në arrest shtëpie dhe kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi me Nokën të përjashtuar me 10 ditë ishte Ervin Salianji që mori flamurin e udhëheqjes së betejës në Parlament.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u bëri thirrje që të ulen duke liruar foltoren. “Ju lutem uluni, qytetarët duan të dëgjojnë edhe mendimin tuaj për këto çështje. Garda u largua, ju lutem zini vendet tani. Ju lutem”.

Por opozita vijoi me aksionin duke kërkuar komisionet hetimore parlamentare, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore dhe nismat parlamentare.

Të gjithë deputetët e opozitës së drejtuar nga Berisha ishin në foltore përballë kryeministrit Edi Rama, përveç Enkelejd Alibeaj dhe ligjvënësve të Lulzim Bashës që qëndruan ulur.

Vetë Basha mungoi. Prej tetorit të vitit të kaluar opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave.

LIVE-“Vrasës…”! Opozita me pankarta në Parlament, Garda në këmbë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit