Pak ditë më parë policia e shtetit finalizoi fazën e dytë të operacioni “Tempulli”. Mes shumë të arrestuarve ishte edhe Rubens Huqi.
Policia dhe prokuroria kanë dokumentuar rastin me prova. Shpërndarësi u arrestua pasi u fut në kurth nga një agjent policie që beri blerje të simuluar tek “Rruga e Durrësit”.
Pjesë nga përgjimet;
Agjenti: Po, car bone ti? Ej po ti kam një orë tu prit or burr me rob shpie.
Rubens Huqi: Tani pret gjys ore. Po për zotin bona nji tjetër se e di që ke një orë se e di kur ke shkrujt po her tjetër lajmëro gjys ore para.
Agjenti: Po po mor po e kisha dhe me nxitim zero treshe e ke?
Rubens Huqi: Zero katshe
Agjenti: Zero katshe?
Rubens Huqi: Zero katshe e ke yll… mos do me ngel më shumë. Ika lac.