-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër “Zgjedhorja”! 47 deputetë të PD-së letër Nikollës: Hiq Alibeajn, vendos Bylykbashin

Kryesoret

Është zbardhur kërkesa  e 47-deputetëve të opozitës, të cilët kërkojnë të ndryshohet përbërja e Komisionit të Reformë Zgjedhore.

Grupi i deputetëve të Berishës, kanë dalë kundër përfaqësimit të opozitës në këtë rast nga Enkelejd Alibeaj, si bashkëkryetar i Reformë Zgjedhore.

43 deputetët e grupit të rithemelimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj i kanë kërkuar kryetare së Kuvendit, Lindita Nikolla që përfaqësues i opozitës në Reformën Zgjedhore të jetë Oerd Bylykbashi, kjo pasi në dy vite si bashkëdrejtues, Alibeaj nuk ka përmbushur detyrën e tij dhe pritshmëritë.

“Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inaguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”- thuhet në shkresë.

“Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër” – shkruajnë deputetët e opozitës.

“Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit” – thuhet në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit.

Letra e deputetëve mbyllet me thirrjen drejtuar Kryetares së Kuvendit që t’i përgjigjen thirrjes së partnerëve ndërkombëtar për gjetjen e rrugës së dialogut mes palëve dhe të mbajnë në konsideratë dakordësinë e arritur në Rezolutën e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ku theksohet nevoja për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit