-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

17 raste me fruth, ISHP: Nëse nevojitet të vaksinohen edhe fëmijët nën 1 vjeç

Kryesoret

Instituti i Shëndetit Publik ka udhëzuar kryerjen e vaksinimit kundër fruthit, edhe për moshën nën 1 vjeç nëse nevojitet.

Janë diagnostifikuar 17 raste dhe ISHP po apelon vaksinimin e të lindurve para viti 2000.
“Nëse shpërthimi epidemik do të fokusohet tek fëmijët nën një vjeç për të ndaluar shpërthimin dhe në bazë të rekomandimeve duhet të fillojë vaksinimi i fëmijëve me moshë mbi 9 muaj e lart”
Vaksinimi për fruthin sugjerohet të bëhet edhe tek të lindurit e përpara viteve 2000 që nuk e kanë bërë dozën e dytë.

Udhëzimi jep sqarime edhe për kategorinë e personave që nuk duhet ta marrin vaksinën kundër fruthit.

“Çdokush që ka pasur një reaksion alergjik kërcënues për jetën, nga antibitotiku i neomicinës, ose nga ndonjë komponent i vaksinës FRP, nuk duhet të vaksinohet me këtë vaksinë. Bisedoni me mjekun nëse keni ndonjë alergji të rëndë. Disa persona që janë të sëmurë, gjatë kohës që është planifikuar kryerja e vaksinës, mund të këshillohen të presin derisa të shërohen, përpara se të kryejnë vaksinës e FRP-së. Gratë shtatzëna nuk duhet të vaksinohen me vaksinën FRP, por ato që e kanë të nevojshme vaksinimin duhet të presin deri pas lindjes. Gratë duhet të evitojnë mbetjen shtatzënë për 4 javë pas vaksinimit me vaksinën FRP”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit