Kryeministri Talat Xhaferi prej sot ka nisur mandatin e udhëheqjes së qeverisjes 100 ditëshe kalimtare që do të merret me organizimin e zgjedhjeve të 8 majit.
Ai arriti në këtë post duke qenë shqiptari i parë që do të ushtrojë detyrën e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Disa maqedonase kanë zbuluar listën e pasurisë se sa i pasur është kryeministri i sapoemëruar Xhaferi.
Sipas listës, ai posedon shtëpi në fshatin e lindjes Forinë të Gostivarit me vlerë 11 milionë denarë apo rreth 180 mijë euro, banesë në Shkup në vlerë prej rreth 36 mijë euro, makinë personale Audi A6 me vlerë 7.500 euro, makinë BMW X5 me vlerë 12.500 euro e regjistruar si pronë e fëmijëve, tokë, si dhe para të deponuara në banka, një pjesë si të fëmijëve, etj.