-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja McGonigal, Beci: SPAK duhet të flasë dhe të hetojë rolin e tij në Shqipëri

Kryesoret

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani pak ditë më parë nga Shkodra deklaroi se po hetohet për dosjen “McGonigal” ku Gazment Bardhi ka denoncuar kryeministrin Edi Rama. Agron Nezaj, që akuzohet se i dha 225 mijë dollarë ish-agjentit të FBI-së u pyet pak ditë më parë.

Por çfarë ndodh tani? Ish-drejtuesi i prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar te emisioni “5Pyetjet nga Babaramo” deklaroi se në Shqipëri është e rëndësishme që është vendosur në lëvizje SPAK.

Në Amerikë ka një vendim gjyqësor që do u shërbejë organeve shqiptare për të provuar rrethana dhe fakte. Fakti që McGonigal pranon marrëveshje me drejtësinë amerikane, që nuk kemi një gjyq me juri ku do të shqyrtohen provat dhe dëshmitë nuk do të merren më në sallën e gjyqit, por që dosja e FBI ka kaluar në gjykatë merr fuqi me këtë marrëveshje.

Autoritetet amerikane kanë zgjedhur këtë mënyrë për të mos shpalosur provat për të mos nxjerrë informacionet në sallën e gjyqit. E përkthyer në ligjin shqiptar është si të thuash pranohet gjykimi i shkurtuar dhe personi pranohet në bazë të këtyre provave” tha ai.

Po si ndikon kjo në hapësirën shqiptare? “SPAK ka në dorë një vendim gjyqësor amerikan, si atje dhe këtu ka fuqinë e faktit, quhet e provuar dhe SPAK shkurton kohë që nëse do të kërkohej një letërporosi që më jep këtë apo atë provë. Sot SPAK merr vetëm vendimin gjyqësor që do të trajtohet si provë në tërë dosjen dhe hetimin, shkurton kohën”.

Po provat? “SPAK-ut i kalon vendimi, nëse do të ketë nevojë për prova të tjera i drejtohet drejtësisë amerikane. SPAK mund të kërkojë edhe pyetjen e personit për llogari të drejtësisë shqiptare. Ka vetëm dy mundësi pse është regjistruar procedimi penal, nuk është shkelje e sekretit hetimor që të thuash që po heton.

Por fakti që e pranon do të thotë se kur shtetas shqiptarë kryejnë edhe jashtë territorit shkelje dhe kur edhe shtetas të huaj kryejnë vepra penale në dëm të shtetit apo shqiptarëve. Këta shtetas cfarë veprash penale kanë kryer në Shqipëri apo dëm të shqiptarëve? Nuk është i mjaftueshëm vetëm gjykimi amerikan, sepse nuk i intereson se çfarë ka ndodhur në Shqipëri” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit