-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë: Dënohen me 30 vite burg 4 personat e akuzuar për terrorizëm

Kryesoret

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar lartësinë e dënimit për katër të dyshuarit, Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa të cilët në fund të vitit të kaluar i dënoi për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Së bashku katër të akuzuarit janë dënuar me 30 vjet e gjysmë burgim.

Sipas autoriteteve një sulm terrorist që po planifikohej të kryhej në Kosovë, e parandaluar nga  institucionet e sigurisë.

Nën operacione speciale policia arriti të kap edhe të dyshuarit.

Në pranga në vitin 2021 përfunduan Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa.

Bashkë me ta ishte arrestuar edhe Shkodran Krasniqi, por lenda ndaj tij ishte veçuar pasi ai pranoi fajësinë për veprën “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve shpërthyese”.

Disa nga të arrestuarit kanë qenë edhe më parë të dyshuar për përfshirje në grupe terroriste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit