-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk i kthyen shtetit 235 mijë m2 tokë, gjykata vendos për 11 punonjësit e Kadastrës

Kryesoret

Pas një seance të gjatë gjyqësore me diskutime dhe debate në sallë, Gjykata e Lezhës la në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra të 11 punonjesve të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë.

Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga, u njohën këtë të martë me rivlerësimin e masës së sigurisë të pezullimit nga detyra të dhënë në mungesë ndaj tyre, pasi janë vënë nën akuzë për mos-batimin e një vendimi gjykatë për konfiskimin 234 548 metër katrore tokë në zonën e Ranës së Hedhur, që sipas organit të akuzës duhet t’i kaloje shtetit.

Sipas burimeve në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, zyrtaret e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e kanë konsideruar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e tyre nga detyra të kundraligjshëm, pasi gjykata nuk kishte vendosur konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj në favor të shtetit dhe në këto kushte nuk mund të vepronin, në shkelje të ligjit.

Por pavarësisht pretendimeve të punonjësve, gjyqtari Renis Sheshi, pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj dhe la në fuqi vendimin e pezullimit të tyre nga detyra për veprën penale “Mos ekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”.

Ndërkohe 11 punonjësit e pezulluar nga detyra kanë paralajmëruar animimin të vendimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit