-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjeti vdekjen prej trendit në “Tik Tok”/ Shokët e shqiptarit flasin mes lotësh: Shpresonim se do kthehej!

Kryesoret

Lorenzo Pjetrushi, është 18-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën tragjikisht në Itali, duke filmuar një video në “Tik Tok”.

I riu ndodhej në festën e ditëlindjes e një të afërmi të tij, kur vendosi të bënte trendin më të fundit si shumë të tjerë në këtë rrjet social, të bënte “serf” mbi kofanon e makinës.

Një akt i cili përfundoj me një tragjedi të vërtetë, pas një manovre të rrezikshme nga kushëriri i tij, 18 vjeçari ra në rrugë, ku nga forca e madhe e përplasjes mori dëmtime të rënda në kokë dhe pas 9 ditësh i shtruar në spital fatkeqësisht zemra e tij ndaloj.

Shokët e Lorenzos qëndruan deri në momentet e fundit jashtë spitalit, duke shpresuar se ai do të bëhej mirë. Lajmi i vdekjes së tij i ka tronditur pa masë, përfshirë këtu dhe mësuesit e të riut.

“Ne besuam me zemër se ai do t’ia dilte. Lorenzo Pjetrushi ishte një djalë shumë i mirë, i integruar shumë mirë në klasë. Ai kishte ndjekur institucionin tonë Obici për pesë vite. Edhe disa muaj studime dhe do të kishte marrë diplomën e shkollës së mesme” ka thënë nëndrejtori i shkollës, Massimo Lunardelli për “Il Gazzetino”.

Një tragjedi e vërtetë për familjen e të riut, e cila e kishte rritur me shumë sakrifica. Lorenco la pas prindërit, një vëlla 24-vjeçar dhe dy motra më të vogla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit