-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miliona lekë për zyrat e mbyllura dhe “pa adresë” të deputetëve në qarqe

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë shpenzon miliona lekë çdo vit për të mbajtur hapur 24 zyra deputetësh në rrethe, por monitorimi i INA Media-s ka provuar se këto zyra as nuk janë funksionale dhe as frekuentohen nga deputetët. Edhe Java e Gjelbër dhe seanca e përmuajshme, parlamentare dedikuar zgjedhësve në fakt iu dedikohet replikave politike.

I zhgënjyer se as këtë të enjte (21 dhjetor) nuk mundi të takonte asnjë prej deputetëve të zonës, Ferik Imeraj ulet për të ndezur një cigare.

“Është hera e tretë që vij (te Kuvendi) nga Mallakastra, por s’të qas njeri”, – thotë 50-vjeçari, i cili kërkon ndihmë për një pagesë invaliditeti.

Njëjtë si Feriku, dhjetëra qytetarë udhëtojnë të enjteve nga rrethet, me shpresën për të takuar ndonjë deputet pranë Parlamentit.

“Po ku t’i gjej unë ata, në Mallakastër apo në Fier? Në takime nuk vijnë pas zgjedhjeve. Në telefon nuk kthejnë përgjigje”, – ankohet Imeraj, i cili nxiton për të kapur furgonin e fundit për ta çuar në shtëpi.

Kuvendi i Shqipërisë vendosi në vitin 2014 hapjen e 24 zyrave të deputetëve në çdo qendër qarku. Një zyrë do të ishte në dispozicion të maxhorancës dhe një tjetër në dispozicion të opozitës, por pas 9 vjetësh këto zyra, jo vetëm që nuk janë hapur në mbarë vendin, por, edhe ato që figurojë zyrtarisht të hapura, nuk janë në shërbim të qytetarëve.

Pavarësisht se nuk kryejnë thuajse asnjë funksion, ato vijojnë të marrin miliona lekë çdo vit. Mesatarisht buxheti i shtetit paguan rreth 21 milionë lekë ose 200 mijë euro në vit vetëm për pagat e punonjësve të zyrave të deputetëve, që nuk ekzistojnë. (Lexo KETU investigimin e plotë nga Esiona Konomi).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit