-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu, nën presion për të pranuar marrëveshjen me Hamasin

Kryesoret

Sondazhet e reja tregojnë se mbështetja për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu është gjithnjë e më në rënie.

Një marrëveshje e re e mundshme për lirimin e 132 izraelitëve që po vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasi në Gazë për gati katër muaj, me shumë gjasë do ta detyronte Izraelin t’i jepte fund luftës pa shkatërrimin e grupit militant.

Kryeministri Netanyahu flet me bindje se kjo nuk do të ndodhë.

“Ne nuk do ta përfundojmë luftën pa arritur qëllimet. Kjo nënkupton shkatërrimin e Hamasit, kthimin e të gjitha pengjeve tona dhe garancinë që Gaza të mos përbëjë kurrë më një kërcënim për Izraelin. Ne nuk do të tërheqim forcat tona nga Rripi i Gazës dhe nuk do të lirojmë mijëra terroristë. Asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Çfarë do të ndodhë? Fitorja e plotë”, tha zoti Netanyahu.

Ndërsa lufta vazhdon pa një fund në horizont, një numër në rritje izraelitësh po bëhen më të zëshëm në mbështetjen e tyre për familjarët e pengjeve, duke bërë trysni ndaj zotit Netanyahu që të pranojë kushtet e marrëveshjes për lirimin e pengjeve.

“Mendojmë se duhet të ketë një ndryshim ose rishikim të planit aktual, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Nëse kryeministri do ta kishte djalin në Gazë, ndoshta do ta mendonte ndryshe çmimin që do të ishte i gatshëm të paguante”, thotë izraelito-amerikani Ruby Chen, djali i së cilit mbahet peng nga Hamasi.

Kryeministri Netanyahu është po ashtu nën trysninë e Presidentit amerikan Joe Biden për arritjen e një marrëveshjeje që do të krijonte një shtet palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, nën kontrollin e asaj që zyrtarët amerikanë thonë se duhet të jetë “Autoritet i rigjallëruar Palestinez”./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit