-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“SPAK shpresa e fundit e shqiptarëve!” Basha: Duan ta “mbysin” se janë të zhytur të gjithë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha gjatë Kuvendit zgjedhor në degët 8 dhe 2 në Tiranë foli edhe për SPAK-un, duke e cilësuar si shpresën e fundit të shqiptarëve.

Basha: Kërcënimi i dytë ju vjen nga SPAK, po të numërosh titujt e baltës kundër PD, rivalizojnë vetëm me strukturën e Posacmë anti-korrupsion.

Mbrëmë dhe sot e kuptuam se pse e duan me cdo kusht ta kenë SPAK nën kontroll, me hir apo pa hir, me hile me ligj e rregullore e duan në kontroll, sepse janë të zhytur të gjithë.

Është ndryshe ta dëgjosh nga goja e 2 tek tregon me gisht 1. Njëshin që ka disa prej treshave dhe katërshave në burgjet e vendit, disa të tjerë në duart e prokurorisë dhe disa të tjerë në arrati.

SPAK është shpresa e fundit e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Duan ta mbysin, ose ta kthejnë në një dele tjetër në vathin e tyre. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm për shkak të mbështetjes pa kushte që i jep PD, por edhe sepse në këtë betejë më synimet më të larta njerëzore kemi në krah ata që nuk lanë 34 vite më parë të përfundonim si Kuba e Evropës, SHBA dhe BE.

Kush po e kontrollon Shqipërinë? Basha: Pushteti po mbahet për një grusht klientësh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit