Detaje të reja në lidhje me rastin e rëndë ku një 18-vjeçare u vetëhelmua me fotoksinë, janë treguar nga vjehrra e vajzës.
Ajo tha se nusja, pasi kishte konsumuar fostoksinën, kishte telefonuar djalin duke i thënë ‘hajde se piva helmin’.
Sipas zonjës Drajci, aktin e rëndë nusja e djalit e kishte kryer pasi kishte ardhur nga shkolla.
“Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë”, tha ajo.
Edhe babai i djalit 24-vjeçar ka thënë se mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes për shkak të bullizimit në shkollë.
Ai thotë se e reja nuk ishte person që shprehej dhe se ditën që ka ndodhur ngjarja ajo kishte dalë nga shkolla duke qarë.
“Ka qenë në shkollë. Mund të ketë pasur ndonjë xhelozi nga shoqet. Se ja kanë bërë kot, a qysh, a tek, këto gjëra i dinë vetëm ata. Presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur kjo goca ka dalë nga shkolla duke qarë. Çuni vajti e mori te shtëpia, sa e solli këtu u largua për të pirë një kafe me kushëririn e vet. I shkruan që hajde se piva fostoksinë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, s’do i thonte çunit hajde më merr”, deklaroi babai i 24-vjeçarit.
18-vjeçarja i dha fund jetës duke pirë fotoksinë/ Vjehërrit: Ka pas probleme shkolle