-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana rigjen fitoren me përmbysje ndaj Kukësit, VAR tregohet “dorëlëshuar”

Kryesoret

Tirana arriti të përmbyste sfidën përballë Kukësit në transfertë, duke rrëmbyer një fitore me shifrat 2-3.

Verilindorët nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, u duk se trajneri Çela donte një debutim me fitore.  Ishte Salami në minutën e 15’ që kaloi në avantazh vendasit, por pas një gabimi të portierit Tafas, Latifi rivendosi baraspeshën në minutën e 28’.

Dragoshi do të rikthente në avantazh vendasit në minutën e 39-të, duke mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-1.

Pjesa e dytë pa sistemin VAR të kthehej në protagonist absolut. Në minutën e 69’, ishte Abazaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një prekje të topit me dorë nga ana e Dragoshit.

Në minutën e 89’, ishte i sapofuturi Patrik, i cili ktheu në gol penalltinë që e fitoi po vetë.

Kështu Tirana shkon në kuotën e 33 pikëve, duke u ngjitur momentalisht në vendin e tretë, ndërsa Kukësi vazhdon në vendin e parafundit me 19 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit