-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nesër çdo qytetar duhet t’i bashkohet opozitës në protestë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së të hënës para parlamentit.

Në fjalën e tij gjatë protestës poshtë banesës së tij , Berisha theksoi se nesër çdo qytetar duhet të lejë çdo gjë, të bashkohet me deputetët e opozitës para parlamentit, pasi parlamenti nuk është i trafikantëve’

Berisha: Nuk ka asgjë më qesharake, më absurde se sa të pretendosh se pas këtyre barbarive Edi Rama do të rrëzohet me votën e lirë. Se Edi Rama do të pranojë rotacionin. Edi Rama me ata buldozerë që shembi teatrin, në atë frymë shembi parlamentin. Nesër protestohet para parlamentit si në asnjë tjetër parlament në botë.

23 deputetë tuaj nuk hynë dot në sallën e parlamentit sepse i kanë përjashtuar Rama dhe Linda e tij sikur ta kishin parlamentin pronë private dhe jo tempull i demokracisë së qytetarëve. Ndaj dhe nesër çdo qytetare, qytetarë, duhet të lejë çdo gjë, të bashkohet me deputetët e opozitës para parlamentit. Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i trafikantëve. Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i krimineleve. Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i hajdutëve dhe vjedhësve.

https://5pyetjet.al/2024/02/04/bomba-shpertheu-nga-brenda-berisha-rama-nuk-guxoi-te-flas-se-ahmetaj/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit