Nga aksidentin e rëndë të ndodhur pak më parë në fshatin Belorta të Korçës ka viktima.
Burimet bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së fortë dyshohet se ka ndërruar jetë një person, dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Siç mësohet dy makina janë përplasur brutalisht kokë më kokë me njëra tjetre, një përplasje aq e fortë sa njëra prej tyre është shkatërruar plotësisht.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.
Viktima ende nuk është identifikuar.