-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Topçinjtë” e Londrës “shkundin” Liverpool-in dhe garën titull në Premier League

Kryesoret

Përballja e 200-të midis Arsenalit dhe Liverpoolit, pa “Topçinjtë” të dalin triumfues me rezultatin 3-1, dhe mbi të gjitha duke “shkundur” totalisht garën titull në Premier League.

Ndeshja u zhbllokua pas çerek ore lojë, ku pas një topi të kthyer nga portieri Alisson, Saka e pati lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë.

Gooners ishin të pafat në fundin e pjesës së parë, me Gabriel që shkaktoi autogol. Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më emocionues. Në të 67-tën, Van Dijk nuk u kuptua si duhet me portierin Alisson. Nga gabimi përfitoi Martinelli, me brazilianin që “ndezi” festën vendase në Emirates Stadium (London).

Skuadra e Klopp mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, Konate mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88-të. Në superioritet numerik, ekipi i Arteta-s gjeti golin e 3-të! Liverpool renditet në vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Arsenal ka dy pikë më pak në vendin e dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit