Pas tre orësh opozita e drejtuar nga Sali Berisha por pa ish-kryeministrin në krye do të protestojë përpara Parlamentit.
Deputeti Flamur Noka tregoi arsyet e protestës dhe tha se aty do të jenë të gjithë deputetët e përjashtuar, përfshirë të grupit të Gazment Bardhit.
“Sot pasdite në orën 17:00 kemi thirrur një protestë për parlamentin dhe drejtësinë dhe për Shqipërinë. Sot do të jenë të gjithë demokratët dhe deputetët e përjashtuar.
Sot nuk kemi lajm për bashkimin. Ne ishim të gjithë bashkë sot. Opozita është e bashkuar dhe gjithçka është drejt finalizimit.
Rama për të larë veten dhe për të tentuar t’i vendosë kapak përdor “Bravën” që kërkon t’i lajë kokën që e ka të baltosur në krim dhe korrupsion. Rama nuk do të gjejë më paqe” tha ai.