-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shifrat/ Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, 30% mbi mesataren europiane

Kryesoret

Në Shqipëri, mbingarkesa në sistemin e paraburgimit është kritikuar nga Këshilli i Europës si dhe nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend.

Sipas statistikave zyrtare, popullsia e paraburgimit ka qenë e lartë prej dy dekadash dhe sot është rreth 30% mbi mesataren europiane. Autoritetet shtetërore, Avokatja e Popullit dhe përfaqësues të fushës juridike, vënë theksin tek zbatimi i legjislacionit penal, duke argumentuar se masa e sigurisë, “arrest me burg” duhet të jetë e fundit që duhet aplikuar nga prokurorët dhe gjykatësit, ndër masat e tjera shtrënguese.

Në Shqipëri grupime shoqërore që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe Avokati i Popullit po ngrenë shqetësim lidhur me rritjen e vazhdueshme të popullsisë në institucionet e paraburgimit.

Së fundi edhe Këshilli i Europës e veçoi këtë problem dhe u rekomandoi autoriteteve marrjen e masave për ta zgjidhur. Sipas të dhënave zyrtare në institucionet e vuajtjes së dënimit, ndodhen mbi 5 mijë e 670 shtetas, 59% e të cilëve të paraburgosur, një shifër kjo mbi 30% mbi mesataren europiane.

Ndiqni artikullin e plotë: VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit