-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I moshuari u dhunua me sende të forta, policia jep detajet

Kryesoret

Një 81-vjeçar ka shkuar i dhunuar në spitalin e Korçës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:05. I moshuari ka pasur dëmtime në trup, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga sende të forta.

Sipas uniformave blu, 81-vjeçari me iniciale G. T., banues në lagjen nr. 15, mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.

Policia raporton se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të të moshuarit.

Korçë/ Hajdutët bëjnë për spital të moshuarin

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.

Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit