Pa 23 deputetë të opozitës të përjashtuar edhe seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka qenë kaos dhe rrëmujë.
Opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve, diskutimin dhe miratimin e rendit të ditës. Shumica socialiste tërhoqi nga rendi i ditës diskutimin dhe miratimin e projektligjit të basteve.
Deputeti Edi Paloka paralajmëroi Edi Ramën për protestën e 20 Shkurtit duke i kujtuar atë që ndodhi 30 vite më parë më pas i vendosi zjarrin rregullores së re të parlamentit. Deputeti Flamur Noka u hodhi miell gardistëve dhe sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.
Dashnor Sula ishte veshur me simbolet e basteve duke mbuluar me “Euro” socialistët dhe qeverinë. Në krahun tjetër, Lulzim Basha dhe pjesa tjetër rrinin të qetë në karriget e tyre duke shikuar rezistencën e opozitës teksa amendamentet e tij për sigurinë kombëtare u rrëzuan nga socialistët.