Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga burgu të 65 vjeçarit A.S i cili u arrestua në gusht të vitit të kaluar pas denoncimit të bërë nga një 14 vjeçare me pretendimin se ishte abuzuar seksualisht nga i moshuari kur kishte qenë 6 vjeçe.
Kështu gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Elbasanit për lënien në burg të 65 vjeçarit.
Pas hetimeve të kryera, nuk u gjetën prova se 65 vjeçari ka kryer një akt të tillë ndaj të miturës.