Grabitje në një dyqan celularësh në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” pranë drejtorisë së policisë Tiranë. Dyshohet se grabitësit kanë qenë të armatosur.
“Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.
Policia fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij” njofton policia.