Erdoan Shipoli, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në një bisedë me “Skype” për “5Pyetjet.al” duke analizuar arsyet e vizitës së sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Tiranë shprehet se një konflikt në Ballkan do të ishte vdekjeprurës.
“Shqipëria është një aleat shumë i rëndësishëm, kur në këtë kohë kemi të bëjmë me Ukrainën dhe Lindjen e Mesme. Amerika e sheh Shqipërinë si një aleat që ose mund të zgjidhë ose parandalojë konflikte.
Diçka që është më e rëndësishme që nuk po flitet është se për Amerikën një konflikt në Ballkan do të jetë vdekjeprurës. Ka luftëra të mëdha dhe ndonjë konflikt në Ballkan, jo luftë do të ishte shumë i padëshirueshëm për Amerikën. SHBA mendon se në këto lidhje Shqipëria ka një rol shumë të rëndësishëm për të parandaluar çdo lloj konflikti në Ballkan” tha ai.
Më tej analisti tha se vizita e Blinken në Tiranë mund të jetë edhe për të ndërmjetësuar me Kosovën. “Ndoshta zoti Kurti nuk do ta dëgjojë (Ramën), pro zoti Vuçiç mund ta dëgjojë. Rama-Vuçiç kanë lidhje të mirë, por Kosova nuk do të thotë vetëm zoti Kurti dhe Serbia nuk do të thotë vetëm Vuçiç dhe Shqipëria nuk do të thotë vetëm Rama.
Shqipëria mund të kontribuojë që Amerika ta kuptojë më mirë se çfarë po ndodh në Ballkan. Diplomatët DASH-it të tanishëm nuk e dinë atë që ka ndodhur në vitet ’90 në Ballkan. Për shkak të disa politikave të fundit Amerika është pak e ngurtë kur vjen puna me i besuar lidershipit kosovar dhe për këtë Shqipëria është një rrugë ndërmjetësuese për Amerikën” tha Shipoli për “5Pyetjet.al”.
Pse po vjen Blinken? Eksperti te ‘5Pyetjet.al’: Mund të sjellë palestinezët e ukrainasit