-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati i Kurtit/ Shala: Informacionet më erdhën nga shërbimet e huaja sekrete

Kryesoret

Eksperti i sigurisë Dritan Shala gjatë një lidhje me Skype për emisionin “5 pyetjet” shprehu se informacionet për një sulm të mundshëm ndaj tij kishin ardhur nga shërbimet inteligjente të vendeve të huaja.

“Sa i përket informacionit të dalë në publik shërbimet inteligjente të partnerëve tanë kanë patur informacione se në momentin që Kurti do zbriste në aeroport dhe do lëvizë drejt Shkupit do kishte atentat ndaj tij. Më pas nga këto agjenci mike është dhënë infomracioni ndaj autoriteteve të Kosovës. Në momentin që informacionet kanë kaluar tek pala maqedonase janë shtuar forcat në dispozicion për të shoqëruar me eksortë kryeministrin e Kosovës”- u shpreh Shala.

Sipas tij një atentat i tillë lidhet me vendimet që Kurti ka marrë në lidhje me heqjen e përdorimit të dinarit serb.

“Ne dimë se krerët institucionalë të Kosovës janë të atakuar nga strukturat serbe që nuk gjejnë metodë dhe mënyrë për të shprehur mllefin dhe për të penguar zhvillimin e Kosovës. Kryeministri ka marrë vendime që nuk janë në interes të Beogradit zyrtar dhe si rezultat ata që e kërcënojnë janë individë të ndërlidhur drejtpërdrejt me Serbinë”- shtoi eksperti i cili theksoi se në 48 orët e fundit janë marrë masa të rrepta sigurie për Kurtin.”-shtoi Shala

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit