-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi rikthehet në PD, Bardhi te ‘5Pyetjet’: Jemi në një front kundër Ramës

Kryesoret

Për herë të parë që pas përçarjes së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe grupi i deputetëve që e mbështesin ngjitën shkallët e selisë blu, duke u rikthyer në shtëpinë e tyre politike. Pavarësisht mendimit ndryshe nga demokratët që mbështesin ish-kryeministrin Berisha, bashkimin e shohin si të vetmen rrugë, ndaj dhe sinjalin e parë e dhanë nga mbledhja e përbashkët e grupit parlamentar që u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike. Por si u arrit në këtë bashkim? Gazment Bardhi i ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” deklaroi se tani janë në një front edhe pse kanë ide të ndryshme.

Kemi gjykuar dhe analizuar se cilat ishin rrugët, secili ka pasur mendimin e tij dhe ajo që ndodhi sot ishte formalizimi i një vullneti të përbashkët për të punuar në një front. Grupi u bashkua pas një beteje shumë të gjatë, mosbesimi mes palëve ishte shumë i madh. Kishte nevojë për t’u ulur në një tryezë për të parë njëri tjetrin në sy. Nisëm duke sheshuar gjërat më të lehta. Çështja e partisë mbahet pezull nga gjykata, ishte cështja më e vështirë dhe mori më shumë kohë. Kaosi dhe lufta me njëri tjetrin po dobësonte opozitën. Ky është një bashkim në diversitetet, nuk kemi qëndrime të njëjta për disa çështje” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit