-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis: Greqia me qëndrim të pandryshuar ndaj Kosovës

Kryesoret

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha të hënën në Beograd se qëndrimi i Greqisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, ndërsa mënyra më e mirë për të siguruar qëndrueshmërinë në rajon është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, me të cilin diskutoi bashkëpunimin në sektorin e energjisë ndërmjet Beogradit dhe Athinës.

Greqia është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por i ka pranuar herët pasaportat e saj dhe ka lejuar hapjen e një zyre tregtare të Kosovës në Athinë.

“Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar dhe ne vazhdojmë të besojmë se rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është përmes ndërmjetësimit dhe dialogut evropian, që do të kontribuonte shumë në qëndrueshmërinë e rajonit, një qëllim që ne të gjithë e synojmë. Ne i kemi vëzhguar dhe ndjekur nga afër zhvillimet e muajve të fundit dhe zoti Vuçiç po kërkon qëndrueshmëri”, tha kryeministri grek, sipas një përkthimi zyrtar.

Ai i shprehu mbështetjen anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është qëllim strategjik i bllokut.

Presidenti serb tha se vendi i tij është i vendosur të vazhdojë dhe përshpejtojë rrugën evropiane dhe pret shenja të qarta nga Bashkimi Evropian për mbështetjen e saj në këtë rrugë.

Por ndonëse pohon një synim të tillë, Serbia ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Për më shumë lexo Këtu

/VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit