Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” tha se sot u finalizua bashkimi, por ende nuk kanë projektin fitues për zgjedhjet e reja. Por kush do të jetë kandidat për kryeministër?
Grupi rikthehet në PD, Bardhi te ‘5Pyetjet’: Jemi në një front kundër Ramës
“Nëse një individ është apo jo aktor politik e përcakton mbështetja nga qytetarët apo anëtarët e partisë. Asnjëri prej nesh që sot zoti Berisha është faktori kryesor opozitar me mbështetjen më të madhe në fraksionet e opozitës. Bashkimi i sotëm nuk e bëri PD-në fituese, por premisë për alternativën e re, ekipin që do u dalim përpara qytetarëve” tha ai.
Bardhi: Shumë shpejt do të ketë zhvillime edhe për bashkimin e të gjithë kampit opozitar
Por a do të jetë ai kandidat për kryeministër? “Nuk e shikoj veten kandidat për kryeministër dhe as e kam menduar. Kjo nuk është çështje dëshirash dhe ambiciesh personale. Këtë duhet ta vendosin strukturat e partisë dhe vullneti i anëtarëve.
A ua përmendën McGonigalin në Uashington? Bardhi: E njoh Berishën kryetar!
Kam bindjen që PD të bëhet fituese duhet të japë kontributin dhe të jetë i përfshirë secili prej faktorëve dhe pjesa e heshtur e shoqërisë që është e pakënaqur nga qeverisja e Ramës. Nuk mund të më kërkoni sonte përgjigjen se cili është projekti fitues” tha ai.