-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reforma zgjedhore? Bardhi: Kemi projekt, por na lanë jashtë

Kryesoret

Opozita nuk do të heqë dorë nga aksioni opozitar në parlament. Gazment Bardhi tha se nuk tërhiqen nga kaosi në Kuvend. “Sa kohë nuk ndryshon kursi i mazhorancës opozita është në të drejtën e vet. Ata që janë në gabim janë shumica.

Ne nuk kemi kërkuar të na jepet diçka që nuk na takon. E drejta e hetimit parlamentar, e garanton Kushtetuta. Reagimi i deputetëve të opozitës është gjëja më minimale. Sa herë të na shkelen të drejtat në Kuvend kemi për detyrë të reagojmë”.

Po me reformën zgjedhore çfarë do të ndodhë?

Grupi ka një projekt të opozitës për reformën zgjedhore. Nuk i kemi hyrë prezantimit të përmbajtjes sa kohë ne jemi jashtë procesit. Jemi lënë jashtë dhe të gjitha gjasat janë se po tentohet një reformë jo konsensuale. Legjitimim i një farëse që po ndodh në atë komision.

Reforma duhet të nisë nga prishja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku u ndryshua formula e koalicioneve që i dha fitoren Edi Ramës për mandatin e tretë. Sistemi mazhoritar, po jam dakord për lidhjen e të zgjedhurit me qytetarin” tha ai.

Bardhi: Rrugët e mia me Bashën janë ndarë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit