-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati ndaj Kurtit/ Flet Kraki: Bandat kriminale u prekën nga heqja e dinarit

Kryesoret

Të ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”  eksperti i sigurisë Dritan Shala dhe politologu Nezri Kraki kanë folur për atentatin që iu bë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Shala tregoi se sapo është njoftuar për atentatin pala maqedonase ka shtuar forcat mbrojtëse, duke mos pasur asnjë përgjigje për sa i përket autorit të sulmit.

“Në momentin që informacionet kanë kaluar në anën maqedonese janë shtuar forcat ekstra për të shtuar masat.”

Ndërsa politologu Kraki ka folur për situatë duke e lidhur me heqjen nga qarkullimi serb të dinarit.

“Kam kohë që jam shumë i shqetësuar sepse janë krijuar shumë armiq në Kosovë, dikush humb milionat dikush humb njerëzit dikush humb pushtetin. Të gjithë mund të jenë me shumë armiq duhet të kenë kujdes sepse jemi duke dalë në një normalitet i cili po kthehet në kërcënim që po shkon në një cikël të ri.
Normalisht jam shqetësuar se duhet të ketë më shumë kujdes zoti Kurti.”

Kraki shtoi se nga heqja e dinarit serb nga qarkullimi preken shumë banda.

“Ka shumë kriminelë të cilët kanë mbajtur me para banda kriminale.
Mirë më vjen që banka e Kosovës e rishikoi guidën e saj. Më vjen mirë për pranueshmerinë për një divorc me serbët e Kosvës dhe Vuçiçit që e kuptuan që po përdoreshin.
Edhe sot në protestë u bë thirrje të mos politizohej protesta që u mbajt.” shtoi Kraki

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit