-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Champions League/ Dy favoritet zbresin në fushë, Reali dhe City publikojnë formacionet

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme rikthehet UEFA Champions League, me Real Madridin dhe Manchester Cityn që do të hapin fazë 1/8 me ndeshjet e tyre respektive.

Të besuarit e Guardiolës kanë udhëtuar drejt shtëpisë  së Copenhagen, skuadra e cila surprizoi në fazën e grupeve duke lënë jashtë Manchester United dhe Galatasarayn, vendi i dytë për “vikingët” në grup dhe një kualifikim teje i vuajtur.

Megjithatë vuajtjet e “Luanëve” nuk përfunduan ma aq, pasi siç e citoi menaxheri i tyre Jacob Neestrup e përshkroi si “shorti më i vështirë i mundshëm” pasi ata do të përballen me kampionët në fuqi të Evropës, Manchester City , një skuadër që nuk e kanë mundur kurrë në katër përpjekjet e mëparshme.

Për Guardiolën dhe të tijt nga ana tjetër kjo vjen si një “kafshat buke” përsa i takon kualifikimit për në fazën tjetër, por siç u shpreh dhe tekniku spanjoll në intervistën para ndeshjes “kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar”.

 

Përballja tjetër ndërkohë është ajo midis gjermanëve të Leipzig dhe “mbretërorëve” të Real Madrid.

Reali po kalon një formë të shkëlqyer por dëmtimet vazhdojn të jenë një “gjemb nën këmbë” në fakt dhe një herë tjetër Anccelotti është detyruar të hedhi në fushë Tchuamenin si qendërmbrojtës. Ndërsa në sulm nuk ndryshon dyshja Vinicius-Rodrygo, ajo që vihet re është mungesa e Bellingham, i cili do jetë jashtë fushave për disa javë.

Leipzig nga ana tjetër rikthehet në fazën me eleminim direkt me aspak kujtime të bukura, pasi vitin e kaluar u eliminuan nga kampionët e Manchester Cityt me rezultatin total 8-1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit