-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cilat janë 40 familjet mafioze shqiptare?

Kryesoret

Ishte ambasadori amerikan Donald Lu i cili në dhjetor të vitit 2017 artikuloi për herë të parë në publik një numër. Duke dolur për grupet kriminale që aktualisht veprojnë në Shqipëri, ai tha se vendi ka 40 familje mafioze. Disa prej tyre, tejet të rrezikshme të lidhura me politikën.

Numri konkret dhe siguria e diplomatit të lartë befasuan jo pak njerëz.

Nga e kishte marrë ambasadori amerikan dhe Departamenti i shtetit këtë referencë? Bëhet fjalë për një studim serioz dhe voluminoz; një radiografi e hollësishme e të gjithë krimit të organizuar në Shqipëri.

Ky studim titullohet “Evoluimi i Strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri”, dhe paraqet për herë të parë në një material publik mbi të gjitha bandat më të rrezikshme mafioze në vend, të ndara në territorin e Republikës.

Kush janë ata? Kush fshihet pas tyre dhe cilët biznese gjenerojnë paratë e 40 familjeve shqiptare?

Studimi thotë gjithçka por jo emrat e familjeve.

Një nga autorët e studimit quhet Fabian Zhilla, pedagog dhe ekspert i sigurisë publike, doktoruar në Britaninë e Madhe dhe i specializuar në ShBA.

Në një intervistë për gazetën DITA, i pyetur pse janë shnagur emrat në këtë studim të referuar nga amerikanët, Zhilla u përgjigj qartë:

“Organizatat në fjalë janë organizata shumë të fuqishme me njohje dhe asete të shumta financiare. Ka grupe të cilat i kanë fillesat e tyre që në vitet ‘93 dhe që kanë arritur t’i qëndrojnë kohës madje dhe të integrohen fuqimisht në ekonomi dhe politikë. I jemi shmangur emrave për të mbrojtur veten dhe burimet tona…”

Po ku gjenden këto familje mafioze dhe me çfarë merren ato? Pedagogu thotë:

“Ndodhen në të gjitha qytetet, por ato më të rrezikshmet janë në qytetet e Shkodrës, Fierit, dhe Durrësit. Janë të përfshira kryesisht në trafikun e drogës, qenieve njerëzore, gjobëvënie dhe pastrim parash.Të gjitha organizatat tashmë janë sofistikuar duke përdorur vrasjet me pagesë. Ndër më të dhunshmet janë ato të qytetit të Shkodrës. Disponojnë asete financiare të konsiderueshme të cilat ju kanë mundësuar të korruptojnë segmente të agjencive ligjzbatuese në nivel lokal dhe qendror.

Politika ka qenë e lidhur që në fillimet e tyre dhe vazhdon të ketë lidhje me të edhe sot. Nëse krimi deri përpara vitit 2005 e shihte shtetin si konkurrent, në vitet më pas e ka parë atë si partner dhe anasjelltas…”

Burime nga organet e reja të drejtësisë thanë për DITA se ky material i referuar nga ambasadori që startoi përpjekjet për ngritjen e SPAK, ka qenë pikë referimi edhe në vijim.

“Vecanti e kohëve të fundit pas hetimeve dhe goditjeve të para ndaj këtyre klaneve është se disa prej tyre janë ofruar për bashkëpunim me strukturat e reja të drejtësisë dhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë që mbikqyrin procesin” – tha burimi, sipas të cilit kjo do përshpejtojë goditjen e tyre, por vendi është megjithatë ende shumë larg nga zhdukja e tyre e plotë prej skenës ekonomike dhe politike të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit