Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kishte qenë i armatosur në një lokal në Mullet të Tiranës.
Në pranga është vendosur qytetari me iniciale L. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në Mullet, shtetasin L. Ç., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.