-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Ballkan/ Begaj viziton ushtrinë: Jemi në gjendje të mbrohemi

Kryesoret

Presidenti i vendit Bajram Begaj ishte prezent ditën e sotme në stërvitjen e Grup-Batalionit të Këmbësërisë së Lehtë që u zhvillua në Pukë.

Kjo njësi është e certifikuar nga NATO, dhe Begaj vlerësoi se sipas tij stërvitja e Grup-Batalioni, tregon se Shqipëria është e aftë si të mbrohet po ashtu dhe për të kontribuar aktivisht në mbrojtjen kolektive, sidomos në krahun Juglindor të NATO-s.

Begak duke iu drejtuar njësisë u shpreh: “Në këtë mënyrë, ju dëshmoni aftësitë operacionale për të vepruar dhe kryer operacione luftarake në çdo lloj terreni gjeografik dhe në çdo lloj rrethane”.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin krah NATO-s për Ukrainën, ndërsa u shpreh, gjithashtu, për rrezikun real të përshkallëzimit të vatrave të nxehta duke iu referuar situatës në Lindjen e Mesme, por edhe situatës së brishtë në Ballkan.

“Në këtë kontekst, stërvitja juaj merr një tjetër kuptim dhe rëndësi. Ju, si pjesëmarrës në këtë stërvitje, dhe e gjithë trupa e Forcave të Armatosura, jeni vija e parë e mbrojtjes dhe e garantimit të sigurisë dhe paqes.

Roli juaj për Shqipërinë dhe shqiptarët është jo vetëm jetik, por dhe strategjik” deklaroi Begaj.

Gjithashtu gjatë kësaj senace stërvitore morën pjesë dhe Ministri i Mbrojtjes, Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Kingji, dhe Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneral Xhebexhia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit