-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë pretendimin e tij për imunitet nga ndjekja penale

Kryesoret

Ish-presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës së Lartë të SHBA-së, të shqyrtojë pretendimin e tij të hedhur poshtë nga gjykatat më të ulëta, se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, pasi në atë kohë ishte president.

Zoti Trump u kërkoi anëtarëve të gjykatës të pezullojnë një vendim të një Gjykate Apeli në Uashington, e cila e hodhi poshtë kërkesën e tij për imunitet.

Kërkesa në Gjykatën e Lartë do të thotë se gjyqi për ndërhyrje në zgjedhje mbetet pezull, ndërsa gjykata më e lartë e vendit vendos se si do të veprojë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për këtë çështje dhe sa shpejt do të veprojë, mund të përcaktojë nëse kandidati kryesor presidencial republikan do të dalë në gjyq për këtë çështje përpara zgjedhjeve të nëntorit.​

Ngadalësimi i çështjes mund të jetë në avantazh të zotit Trump, pasi nëse fiton zgjedhjet e nëntorit dhe kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të përdorë kompetencat e tij presidenciale për të ndërprerë ndjekjen penale ose të falë veten për çdo vepër penale./VOA federale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit