Pasi u bashkuan deputetët e Rithemelimit, Gazment Bardhi së bashku me Flamur Nokën kanë nisur takimet.
Nga ndalesa e parë në qytetin e Shkodrës, i pyetur nga gazetarët nëse tashmë e njeh Sali Berishën si kryetar, Gazment Bardhi thotë se respekton vendimin e shumicës së anëtarëve.
“Kjo është e qartë në gjithë përgjigjet që kam dhënë. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica e anëtarëve unë dhe cilido duhet të respektojë vullnetin e shumicës së anëtarëve të partisë”, tha Bardhi.
Sipas Bardhit demokratët po ndjekin rrugën e duhur për të rëzuar Ramën.
Ftesë për Bashën?
“Unë besoj se secili duhet të jetë në PD, nuk dua ti ndaj demokratët në grupime. Secili e ka vendin në PD, krah demokratëve përballë Ramës. Cilido zgjedh rrugë tjetër nuk përfaqëson PD”, tha Bardhi.