-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutoi ish-snajperistin kurd në Angli, shqiptari prangoset në Belgjikë!

Kryesoret

Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për ekzekutimin me armë zjarri të një personi në Britani, është arrestuar si i dyshuar për vrasje. Sipas medieve britanike, Hemawand Ali Hussein u gjet i vdekur në një pronë në Hartlepool në shtator 2019 për shkak të një plage me armë zjarri.

Policia belge si pasojë e punës së përbashkët me Policinë e Cleveland, partnerët ndërkombëtarë dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), kanë bërë të mundur arrestimin e të kërkuarit, Eugert Merizaj.

Policia e Cleveland-it vijon ende kërkimet për të gjetur dy burra në lidhje me vdekjen e zotit Hussein. Personat janë gjithashtu shtetas shqiptarë të identifikuar si: Sajmir Dodoveci, 38 vjeç dhe Armando Marku, 24 vjeç.

Katër të tjerë u dënuan në lidhje me ngjarjen: Eugert Merizaj, 33-vjeç, u dënua me 32 vjet burgim; Noza Saffari, 42-vjeç, 15 vjet burgim; Dorian Pirija, 36-vjeç, 19 vjet burg; si dhe Qazim Marku, 28-vjeç, që u burgos për 19 vjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit