Ditën e sotme Superliga shqiptare e futbollit vijoj me 3 ndeshjet e radhës të raundit e 24-ër.
Erzeni humbi 0-3 nga Skënderbeu, ndërsa Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1. Në 17:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës skuadra e Vllaznisë pret Egnatian.
Në stadiumin e Rrogozhinës, Erzeni që luan si vendas nuk pati asnjë shans dhe humbi 0-3 me Skënderbeun. Korçarët e Gvozdenovic shënuan që pas tre minutave lojë me Franklin, para se Nikaj të dyfishonte në të shtatën minutë nga penalltia.
Në pjesën e parë Erzeni gaboi me Kahrimanovic, që shpërdoroi nga penalltia. Ishte Alia që kuptoi krahun dhe priti 11 metërshin. Sërish Nikaj për korçarët “vulosi” gjithçka në të 76 minutë me golin e tretë.
Në Kurbin, Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1. Të parët në avantazh ishin Blutë e Mehmetit që shënuan me Denisson Silva. Ishte Klinti Qato në pjesën e dytë që vendosi ekuilibrat në të 72 minutë me një kryevepër nga jashtë zone.