-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Garry Kasparov: Frikacaku Putin dhe dështimi i Perëndimit vranë Navalny-n

Kryesoret

“Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u vra në një burg të Rrethit Arktik ditën e premte. Kur një i burgosur politik vdes, aq më tepër në burg nuk ka nevojë për lojëra semantike fajësimi. Është një vrasje nga diktatura” kështu ka zgjedhur të hapi analizën e tij në lidhje me këtë ngjarje Garry Kimovich Kasparov.

Një mjeshtër i madh i shahut rus, ish-kampion botëror (1985-200), aktivist politik dhe shkrimtar. Në një analizë të tijën ka folur gjer e gjatë për vrasjen e aleatit të tij Alexey Navalny, nga diktatura ruse.

“Putin u përpoq dhe dështoi që vrasjen e Navalnyt ta kryente shpejt dhe fshehurazi. Duke e helmuar, në vitin 2020, dhe tani e ka vrarë ngadalë dhe publikisht në burg.

Krimi i vetëm i Navalny ishte se ekspozoi Putinin dhe mafian e tij. Si banditë që janë, dhe këtë e bëri me karizëm dhe humor.

Tani Alexei ka vdekur dhe bashkë me të gulçimi i fundit i shoqërisë ruse që e zhgënjeu, zhgënjeu Rusinë dhe zhgënjeu botën me apatinë e saj” shkruan Gerry Kasparov.

Por ajo që bie në sy është se Kasparov nuk lë fajin vetëm tek Rusia, por dhe tek dështimi i Perëndimit.

“Gjithashtu meritojnë të fajësohen politikanët perëndimorë që e trajtuan helmimin e Navalnyt në vitin 2020 dhe burgosjen vitin e ardhshëm si vetëm një pikë tjetër negocimi me Putinin.

Shumë fjalë, asnjë veprim, më shumë bisedime paqeje të kota dhe marrëveshje korruptive, më shumë gjak në duart e tyre. Kërcënimi i Presidentit Biden në vitin 2021 për pasoja “shkatërruese” nëse Navalnyt i ndodh diçka në burg, tani do të vihet në sprovë. Pas dekadash krimesh dhe agresioni, Putin ka kaluar një vijë tjetër të kuqe të përgjakshme.

Por kam frikë se politikanët perëndimorë preferojnë që disidentët të jenë martirë. Ata mund të lënë lule dhe të thonë fjalë të bukura gjatë negociatave me vrasësin. Askush nuk e sfidon një hipokrizi të tillë.

Këtë moment tragjik mund ta përdorim gjithashtu për të turpëruar ata që haptas përkrahin zotin Putin. Nga Viktor Orbán dhe Donald Trump deri te propagandistët si Tucker Carlson dhe amplifikuesit si Elon Musk. Por a duhet të shqetësohemi, kur ata nuk mund të turpërohen?

Pse të vritej Navalny tani? Z. Putin padyshim ndihej i sigurt, ai është gjithmonë më i rrezikshmi kur ndihet i sigurt dhe triumfues.

Rreziku për Ukrainën, shtetet baltike dhe Poloninë do të rritet. Së bashku me kërcënimin ndaj të burgosurve të tjerë politikë. Si aktivisti Vladimir Kara-Murza dhe reporteri i Wall Street Journal Evan Gershkovich.

Alexei Navalny ishte një njeri me guxim dhe veprim, dhe vetëm guximi dhe veprimi mund ta nderojnë atë tani” shkruan kritiku i Kremlinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit