-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngrihet akuza ndaj “Kobrës” dhe katër shokëve për vrasjen e kuksianit

Kryesoret

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra” dhe katër personave të tjerë me inicialet R.S., A.V., B.M dhe J.B., për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visar Cengu që ka ndodhur më 3 janar të vitit 2023.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të pandehurit R.S. dhe B.M. akuzohen për veprën penale “Manipulimi me prova” nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së. R.S., J.B. dhe A.V. akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit