-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hekurudha Tiranë-Durrës, ja çfarë përfitimesh ekonomike sjell

Kryesoret

Teksa linja hekurudhore Tiranë-Durrës është në punë e sipër, tregohet se përfitimet ekonomike nga ky projekt do të jenë të mëdha.

Sipas raportit të realizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qendrueshëm, përfitimet kumulative neto për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në 270.34 milion euro, duke zbritur kostot e investimit.

Sipas raportit, vetëm kursimet që do të vijnë nga kostot e funksionimit të automjeteve, që rrjedhin nga shmangia e shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe përdorimit të karburantit, për periudhën 2024 -2053 vlerësohen në 96.79 milion euro.

Përfitimet neto shëndetësore arrijnë në 44.93 milionë euro, ndërsa kostot e shmangura nga aksidentet përllogariten në shumën 41.61 milionë euro. Treni i hekurudhës Tiranë – Durrës do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet në 100 km /orë.

PËRFITIMET NGA HEKURUDHA TIRANË – DURRËS

Të ardhura nga operimi 8.67

Totali i benefiteve të shtuara 143.04

Të ardhura të krijuara nga punësimi 38.41

Ndikimi në shëndet 44.93

Vlera e kohës së kursyer 44.39

Teprica e konsumatorit 15.31

Totali i kostove të shmangura 190.05

Kosto mjedisore 32.08

Emetimet e CO2 19.56

Aksidentet 41.61

Kostot e operimit të automjeteve 96.79

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit