Ditën e sotme një aksident është regjistruar në Kamëz.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet, një makinë ka përfunduar e kthyer përmbysë në mes të rrugës.
Në makinë mësohet se udhëtonin dy vajza njëra prej të cilave ka mbetur e lënduar.
Raportimet e para thonë se një mjet i ka prerë rrugën makinës së aksidentuar, nga humbja e kontrollit kjo e fundit ka përfunduar me rrota përpjetë.
Ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen e vajzave, makina është e tipit “Peugeot”