Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se drafti për amnistinë u tërhoq por shprehu bindjen se do të gjejë në parlament jo 84 vota, por mbi 90 për ta kaluar.
“Referuar rregullores, drafti i amnistisë nuk kthehet në komisionin e ligjeve. Fakti që e tërhoqëm sot, do të thotë se konsensusi do të gjendet në këtë sallë. Kam dëgjuar edhe plot gënjeshtar që mashtrimin e kanë kthyer në art duke mashtruar se me këtë draft ne duam të amnistojnë zyrtarët e lartë që janë dënuar nga gjykata e posacme.
E kemi bërë të qartë nuk ka amnisti për të dënuarit për korrupsion. Nuk kërkojmë as votat e Bashës dhe as të kërkujt, por votat e deputetëve të kuvendit të majtë dhe të djathtë, sepse amnistia është akt mëshire. Nuk duam një amnisti me vota të kondicionuara”.
Theksoi se nuk i do votat e Lulzim Bashës me kusht. “Të jeni të bindur se do të ketë mbi 90 vota ky ligj se ka deputetë të përgjegjshëm në këtë sallë. Besimet janë tek drafti nuk ka bisedime të fshehta, janë në dritë të diellit. 140 do të marrë. Sepse ndryshe nuk do të kenë fytyrë të dalin përpara qytetarëve.
Se kur shkojnë në zonat e tyre u thonë mos kini merak. Pyesni deputetët se cfarë u premtojnë atje në terren qytetarëve. Lulzim Basha ka kërkuar amnisti për protestuesit e tij 2018-20 për veprat penale shkatërrim prone me zjarr, po për ata që kanë protestuar në 8 janar a do të ketë amnisti? Që këtu janë të kompromentuar. Si mund të amnistohen protestuesit 2018-20 dhe jo 2020-2024” tha ai.