Protestuesit të cilët kanë dalë për të kundërshtuar projektligjin për “Zonat e Mbrojtura” , janë “kapur” me deputetin Erion Braçe jashtë ambienteve të Kuvendit.
“Turp, turp, Erion Braçe e votove ligjin? Turp!”, dëgjohen protestuesit duke iu drejtuar deputetit Erion Braçe.
“Paskeni marrë dhe atë hajdutin e kohës së Saliut me vete? Se ai e ka mbrojtur Divjakën, ai hajduti i Saliut, e keni aty!”, tha Braçe.