-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ukraina, Rusia dhe lufta e njerëzve të lirë

Kryesoret

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij për mbështetësit e tij përmendi dhe luftën 2 vjeçare të kombit ukrainas ndaj pushtimit rus.

Sipas Berishës, kjo është një luftë shpëtimtare për lirinë e botës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, sot bëhen dy vite për mbarë Europën dhe botën, njerëzit e lirë, është një ditë e veçantë.

Dy vite nga dita kur diktatori rus, në një paranojë hitleriane, sulmoi vendin fqinj me qindra mijëra tanke, avionë, duke besuar se me një Blitzkrieg, njëlloj si Hitleri në Luftën e Dytë Botërore do lante duart shpejt e shpejt me Ukrainën dhe do u përvishej vendeve të tjera të lira të Europës.

Por, falë qëndresës, heroizmit legjendar të luftëtarëve të lirisë të kombit ukrainas, presidentit të nderuar Zelensky, ata që parashikuan disfatën apo mposhtjen e Ukrainës brenda javës, morët në fushat dhe malet e saj disfatën historike.

Autokolonat e tankeve dhe blindave, skuadrat vdekjendjellëse të aviacionit u asgjësuan.

Kombi ukrainas qëndroi për dheun e vet. Por qëndroi për të gjithë vendet e lira në Europë dhe në botë.

Lufta e kombit ukrainas është një luftë shpëtimtare për Europën. Është një luftë shpëtimtare për lirinë e botës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit