-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ferri dhe shpresa”! Dy vite luftë në Ukrainë, manifestim në Tiranë: Jemi me ju!

Kryesoret

Dy vite luftë në Ukrainë dhe fundi duket larg. Në Tiranë është zhvilluar një manifestim. Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov gjatë fjalës së tij falënderoi Shqipërinë për solidaritetin dhe mbështetjen.

Ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin dhe mbështetjen tuaj, si dhe për dënimin e agresionit rus. Asnjëherë nuk do e harrojmë mëngjesin e 24 shkurtit 2022.

Këto dy vite kanë treguar se kush jemi dhe kush anë miqtë tanë. Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë. Më dhemb ta them por Rusia vazhdon të mbledhë trupa dhe një numër të madh ushtarësh.

Rusia ka rritur numrin e sulmeve masive me raketa dhe dronë. Këto sulme kanë rezultuar në dëmtime të popullatës civile dhe shkatërrimin e spitaleve, çerdheve dhe të ndërtesave civile.

Më shumë se 200 shkolla janë shkatërruar. U bëjmë tirrje të gjithë vendeve të dënojnë agresionin rus dhe të furnizojnë me mjete ushtarake. Të gjitha përgatitjet janë bërë për Samitin e Paqes në Zvicër” tha ai.

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, David Wisner ka vlerësuar rolin e Shqipërisë, duke e cilësuar si një partner fenomenal.

SHBA-të mbeten të angazhuara për Ukrainën për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj dhe pa rezervim ne duhet të vazhdojmë të dënojmë sulmet e Rusisë ndaj civilëve dhe duhet të vazhdojmë të dokumentojmë krimet e luftës dhe mizoritë ndaj burrave dhe grave që po ndodhin atje”, u shpreh Wisner.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato tha se pushtimi është kërcënim për sigurinë e Evropës. “Nëse ia del Rusia nuk do ndalojë në kufijtë e Ukrainës. Mbështetja dhe fitorja e Ukrainës, garanci për të gjithë botën. Pushtimi rus ka sjellë vuajtje e shkatërrim në Ukrainë. Ka sjellë zhvendosjen e civilëve. Jeta nën pushtimin rus është një ferr i vërtetë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit