-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nuk lavdërohet drejtësia e Ramës, kopje e diktaturës

Kryesoret

Gjatë fjalës së tij për mbështetësit të mbledhur dhe sot poshtë pallatit, Berisha u shpreh se “ drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së diktaturës”.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor.

Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës.

Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi.

U servirin mercenarët, bandat kriminale në drejtësi, që luftojnë kundër opozitës dhe qytetarëve.

Çfarë ligji respektojnë këta banditë? Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin. Zonja antikushtetuese del dhe merret me Olta Xhaçkën për luftë të brendshme në PD.

Nuk përmend vendimin.

Çfarë ligji mbrojnë këta kur pas një viti shkelmojnë, pështyjnë mbi fytyrën e tyre, vendimin që kanë marrë një vit më parë, siç është rasti i gazetarit Elton Qyno për burimet e informacionit.

A ka qenie më të shpifura se këta? A mund të pranohen këta, të cilët një vit më parë kanë vendosur në përputhje me Kushtetutën, se gazetarit nuk mund t’i kërkohen burimet dhe pas një viti kanë përligjur marrjen peng të gazetarit dhe i kërkojnë të dorëzojë burimet.

Çfarë janë këta mor? Cila është kjo drejtësi mor? Ky është varianti më i shëmtuar, ky është armiku juaj mor zotëri.

Po pse e lavdërojnë të huajt, duhet ta lavdërojnë shqiptarët?

Kurrë, kurrë, kurrë!

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit